Kryeministri i Lituanisë i shpëton mocionit të votëbesimit

Evropë

Kryeministri i Lituanisë i shpëton mocionit të votëbesimit

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 12:22
Saulius Skvernelis

Kryeministri i Lituanisë, Saulius Skvernelis, e ka fituar një mocion votëbesimi të martën në kuvendin e këtij shteti. Ky mocion ishte procedurë formale pas zgjedhjeve presidenciale të 12 korrikut.

Qëndrimin e tij në krye të qeverisë e përkrahën 83 deputetë nga 114 gjithsej, që morën pjesë në votim.

Pasi kishte dështuar të kalonte në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Skvernelis fillimisht kishte premtuar se do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, por më vonë hoqi dorë nga ky zotim.

Ai është duke shërbyer në pozitën e kryeministrit nga 14 nëntori i vitit 2016 dhe nuk është anëtar i asnjë partie politike, ndonëse gjatë fushatës ishte përkrahur nga partia “Fshatarët dhe të Gjelbrit”.

Qeveria e tij funksionon në bazë të koalicionit mes partisë “Fshatarët dhe të Gjelbrit” dhe Partisë Socialdemokrate të Lituanisë, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat