Boris Johnson zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe - Bota Sot
Boris Johnson zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Evropë

Boris Johnson zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 13:23
Boris Johnson

Boris Johnson, ish-kryetari i Londrës dhe ish-ministri i jashtëm i Britanisë, është zgjedhur kryeministri i Britanisë së Madhe dhe kryetar i Partisë Konservatore.

Ai në fjalimin e tij e falënderoi kundërshtarin e tij Jeremy Hunt për një garë të drejtë, gjithashtu e falënderoi edhe ish-kryeministren e vendit Theresa May, shkruan Gazeta Express.

Ai fitoi 66% të votave në krahasim me Hunt i cili morri 34%.

Boris Johnson ka qenë në krye të fushatës për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Ai gjithashtu gjatë fushatës ka premtuar se do ta nxjerrë vendin nga BE-ja, madje nëse është e nevojshme edhe pa asnjë marrëveshje.

Për zgjedhjen e tij në krye të vendit, disa ministra kanë dhënë dorëheqje për shkak se nuk e pranuan idenë e tij për dalje të Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...