Pas zgjedhjes së Boris Johnson Uellsi mund të ndahet nga Britania

Evropë

Pas zgjedhjes së Boris Johnson Uellsi mund të ndahet nga Britania

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Kauza e uellsianëve për pavarësi ka marrë një shtysë të madhe pasi që Boris Johnson është zgjedhur kryeministër i Britanisë së Madhe.

Parita politike Plaid Cymru ka thënë që fitorja e “Palaços” Johnson është një dhuratë për kauzën e pavarësisë së uellsianëve, duke shtuar se ndarja nga Britania e Madhe është e pashmangshme.

“Gjatë krizës politike më të madhe në vend prej dekadave, një palaço do të bëhet kryeministër. Kjo nuk është shaka”, kishte thënë Liz Saville Roberts.

“Njerëzit duhet të e kuptojnë që ka pasur zgjedhje shumë më të mira. Me zgjedhjen e Boris Johnson, partia konservative i ka dhënë lëvizjes së pavarësisë së Uellsit një dhuratë”

Përkrahja për pavarësinë e Uellsit është e madhe në veri të vendit. Në kryeqytetin e këtij shteti, Kardif, muajin e kalaur janë mbajtur marshe për pavarësi.

Sipas një sondazhi vitin e kaluar 25% e popullatës mbështetën largimin nga unioni britanik. Gjasat për ndarje të Britanisë së Madhe janë të mëdha nëse me të vërtet realizohet Brexiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat