Në Holandë regjistrohet temperatura më e lartë në 75 vitet e fundit - Bota Sot
Në Holandë regjistrohet temperatura më e lartë në 75 vitet e fundit

Evropë

Në Holandë regjistrohet temperatura më e lartë në 75 vitet e fundit

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Një rekord nxehtësie u regjistrua sot në Holandë, me termometrin që arrinte 38,8 gradë Celsius, ose temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në vend, njoftoi Instituti Mbretëror Meteorologjik Holandez (KNMI).

“Ndërkohë që i nxehti ekstrem është duke përfshirë gjithë Evropën, në orën 15:00 temperatura ishte 38,8 gradë Celsius në qytetin Gilze-Rijen, në jug të Holandës”, njoftoi në Twitter KNMI-ja.

Rekordi i fundit në Holandë është regjistruar në vitin 1944, me termometrin që tregonte 38,6 gradë Celsius.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...