Ministri i Jashtëm britanik del nga qeveria e Johnsonit

Evropë

Ministri i Jashtëm britanik del nga qeveria e Johnsonit

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 19:57
Jeremy Hunt

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt ka thënë të mërkurën se do të heqë dorë nga pozita që ka në qeveri, pasi kryeministri i ri, Boris Johnson i ka kërkuar atij të ketë një tjetër rol ministror.

“Une kam qenë i nderuar që kam punuar në Zyrën për Punë të Jashtme, mirëpo e kuptoj nevojën e kryeministrit të ri për të zgjedhur ekipin e tij”, ka thënë Hunt.

Përveç tij, edhe një varg ministrash të qeverisë së ish-kryeministres, Theresa May kanë hequr dorë nga pozitat e tyre gjatë ditës së mërkurë, pasi Johnson ka nisur udhëheqësinë.

Ai është zotuar se do ta largojë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, me apo pa marrëveshje.

Theresa May, ka njoftuar se më 7 qershor se do të largohet nga pozita e lideres së Partisë Konservatore në Britani, duke i hapur rrugën procesit të zgjedhjes së kryeministrit të ri.

May është përballur me presion të madh nga partia e saj për t’u larguar nga pozita që ka, pasi plani i saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian ka dështuar të miratohet në Parlamentin britanik.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat