Studimi/ Të rinjtë braktisin lajmet televizive

Evropë

Studimi/ Të rinjtë braktisin lajmet televizive

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 06:10
Ilustrim

Të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar po i braktisin thuajse krejtësisht lajmet televizive. Sipas rregullatorit vendas te komunikimit, Ofcom, gjysma e Britanisë së Madhe sot lajmet i merr nga media sociale.

Llogaritet se personat e moshës 65 vjeç e lart, shohin mesatarisht 33 minuta lajme televizive në ditë, por për të rinjtë nga 16 deri në 24 vjeç, angazhimin nuk e kanë më shumë se dy minuta në ditë lajme të tilla.

Studimi i Ofcom-it po kështu tregon se njerëzit janë gjithëmonë e më të prirur të hyjnë në diskutime online rreth lajmeve. Të dhënat dëshmuan se të rriturit britanike informohen në mënyrë më aktive nga mediat sociale, hyjnë në lajme të përbashkëta të ndara nga miqtë apo të njohurit e i ndjekin zhvillimet përmes Facebook-ut ose Twitter-it.

Kjo kategori ka dhe gjasat më të mëdha të bëjë komente në postimet e reja që shikon. Burimi popullor i lajmeve në Britani mbetet BBC One – e konsultuar nga 58% e publikut dhe e ndjekur nga ITV në vend të dytë me 40%, ndërsa Facebook renditet i treti me 35%.

Shtimi i numrit të njerëzve që po kthehen nga mediat sociale për lajme është nxitur ndjeshëm nga popullariteti në rritje i WhatsApp dhe Instagram si burime informacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat