Rumania bllokon 30 tanke dhe 30 mjete të rënda ruse që shkonin në drejtim të Serbisë

Evropë

Rumania bllokon 30 tanke dhe 30 mjete të rënda ruse që shkonin në drejtim të Serbisë

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 19:57
ilustrim

Rumania i ka ndaluar tanket ruse që ishin nisur në drejtim të Serbisë.

“Rumania nuk ka lejuar transportin me armatim rus i cili përmes Danubit ishte nisur në drejtim të Serbisë, për shkak të sanksioneve që BE-ja i ka vendosur Rusisë për shkak të situatës në Ukrainë”.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë.

“Për dhënie e lejes për kalim tranzit të bartjes se matrialit ushtarak, e cila mund t’i jepet vetëm operatorut rumun, duhet përmbushur disa kushte”, thuhet në njoftimin e MPJ rumune.

“Njëri nga kushtet është që shërbimet e operatorit rumun, të cilat lëshohen në bazë të lejes për tranzit, nuk duhet drejtpërdrejt apo indirekt që t’iu konvenojnë interesave të personave fizik apo juridik, institucioneve apo organizatave nga Federata Ruse, e as të jepen në shfrytëzim në Rusi (në pajtim me vendimin 2014/512/PESC të Këshillit të Evropës për kufizimin e masave, duke marrë parasysh aksionet e Rusisë për destabilizimin e Ukrainës”, thuhet nga MPJ rumune.

Televizioni rumun “Digi 24” ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 30 tanke dhe për 30 automjete të rënda, të cilat janë dërguar në pajtim me marrëveshjen ushtarake ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat