Mijëra protestues në Rumani për shkak të kidnapimit të një 15 vjeçareje

Evropë

Mijëra protestues në Rumani për shkak të kidnapimit të një 15 vjeçareje

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 23:58
Foto

Mijëra persona kanë protestuar gjatë ditës së shtune para qeverisë në Bukuresht të Rumanisë, e kjo për shkak se autoritetet vepruan ngadalë ndaj thirrjes emergjente për kidnapimin e një vajze 15 vjeçare e cila tani supozohet të jetë e vdekur.

Alexandra Macesanu, kishte thirrur numrin e emergjencës 112 tre herë, duke thënë se ajo është kidnapuar nga një person gjatë kohës sap o kthehej në shtëpi në fshatin e saj afër qytetit Caracal, raporton Reuters.

Autoriteteve iu deshën 19 orë që ta lokalizonin vendin ku ajo besohej se po mbahej, ku edhe gjetën bizhuteri të cilat i takonin asaj.

Rreth 2000 persona marshuan rrugëve të Bukureshtit për të protestuar ndaj autoriteteve për shkak se ata nuk u morën siç duhet me rastin, duke mbajtur pankarta “Korrupsioni vret” “Gjaku i saj është në duart tuaja” dhe “Rumania po vritet”.

Ata më vonë vendosën lule jashtë ministrisë së punëve të brendshme. Organizatorët thanë në deklaratë se protesta ishte “kundër indiferencës së atyre që janë në pushtet, papërgjegjshmërisë dhe mungesës së empatisë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat