Një kofshë gjigante e dinozaurit zbulohet në Francë

Evropë

Një kofshë gjigante e dinozaurit zbulohet në Francë

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 18:44
Foto

Eshtra e një kofshe të një dinozauri gjigant është gjetur këtë javë nga paleontologët francezë në Francën jugperëndimore, ku gërmimet e disa prej kafshëve më të mëdha ndonjëherë janë zbërthyer që nga viti 2010.

Besohet se eshtra e kofshës prej dy metrash, e gjetur në Angeac-Charente, i përkiste sauropathit, një lloj dinozauri i gjatë që ishte përhapur në Tokë më shumë se 140 milionë vjet më parë.

“Ky është një zbulim i mrekullueshëm, veçanërisht jam i habitur nga gjendja e ashtit”, tha Ronan Allain, paleontologu në Muzeun Kombëtar të Historisë në Paris, për Reuters.

Gjithashtu, ai tha se këto kafshë ndoshta peshonin 40 deri 50 ton.

Allain, po ashtu, tha se shkencëtarët në atë vend që nga viti 2010 zbuluan më shumë se 7.500 fosile që i përkisnin më shumë se 40 llojeve të ndryshme, duke e bërë atë një nga vend-gjetjet më të mëdha të fosileve të dinozaurëve në Evropë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat