Sulmet në Paris: Gjermania ekstradon një të dyshuar boshnjak në Belgjikë

Evropë

Sulmet në Paris: Gjermania ekstradon një të dyshuar boshnjak në Belgjikë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 16:06
Foto

Gjermania ekstradoi të hënën në Belgjikë një boshnjak të kërkuar për lidhje të dyshuara me sulmet terroriste në Paris, më 2015.

Zëdhënësi i prokurorisë në qytetin Naumburg, Klaus Tewes, tha se 39-vjeçari, i dyshuar për sigurimin e armëve për sulmuesit, “u ekstradua këtë mëngjes”.

Autoritetet gjermane njoftuan muajin e kaluar për arrestimin e tij në natën midis 19 dhe 20 qershorit, në bazë të një urdhëarresti evropian të lëshuar nga autoritetet belge.

Sulmet në Paris, në nëntor të vitit 2015, lanë të vrarë 130 njerëz.

Grupi militant Shteti Islamik, i cili atëbotë kontrollonte territore të mëdha në Siri dhe Irak, e mori përgjegjësinë për sulmet, të cilat dyshohet se u koordinuan nga Brukseli, transmeton rel.

Shteti Islamik e mori përgjegjësinë edhe për sulmet vetëvrasëse në Bruksel, në mars të vitit 2016, të cilat lanë 32 njerëz të vrarë.

E njëjta qelizë e Brukselit besohet se ka ndihmuar në organizimin dhe kryerjen e sulmeve terroriste në të dyja qytetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat