Vuçiq falënderon Putinin: Armët janë dhuratë, mjete plotësisht moderne nga Rusia

Evropë

Vuçiq falënderon Putinin: Armët janë dhuratë, mjete plotësisht moderne nga Rusia

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 11:25
Aleksandar Vuçiq

Aleksander Vuçiq falënderoi sot homologun rus Vladimir Putin për automjetet ushtarake të dhuruara për Serbinë.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq falënderoi sot homologun rus Vladimir Putin për automjetet ushtarake dhe pajisjet e tjera që kanë mbërritur në Beograd gjatë kësaj jave.

Rusia ka dërguar në Serbi automjete të blinduara luftarake.

Dhe, Vuçiq ka shprehur falënderimet e tij për Putinin, raportojnë mediat serbe.

“Do ta përsëris për ata që nuk e dinë: armët janë dhuratë, mjete plotësisht moderne nga Rusia. Ne nuk kemi paguar për to. Rusia ka paguar për modernizimin e forcave dhe unë i falënderoj. Kjo e shton dukshëm aftësinë tonë ushtarake”, deklaroi Vuçiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat