Polonia heq taksat për rininë. Përpjekje për të ndalur ikjen e trurit nga vendi

Evropë

Polonia heq taksat për rininë. Përpjekje për të ndalur ikjen e trurit nga vendi

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 15:50
Foto

Rrjedhja e trurit është kthyer në një problem madhor në Poloni; 1,7 milionë të rinj e kanë braktisur vendin që ai i’u bashku BE-së 15 vjet më parë, dhe për të frenuar fenomenin që ka marrë përmasa dramatike, autoritetet kanë vendosur të hedhin hapa konkrete.

Një ligj i ri që hyn në fuqi këtë javë do të heqë taksën mbi të ardhurat për afro 2 milion punëtorë të rinj.

Kryeministri Mateusz Morawiecki deklaroi se përjashtimi nga taksat do të sjellë mundësi të reja për të rinjtë “në mënyrë që ato të përputhen me mundësitë e ofruara nga perëndimi”.

Polakët nën moshën 26 vjeç të cilët fitojnë më pak se 85.528 zloti polake (apo 22.547 dollarë) në vit, do të çlirohen nga tatimi mbi të ardhurat prej 18% të vendit duke filluar nga 1 gusht.

Shtesa është bujare, duke marrë parasysh se paga mesatare polake shkon diku tek 60,000 zlot (15,700 $) ) një vit. Shifra e personave të larguar përgjatë një dekade e gjysmë flet për një humbje vërtet të madhe; është si të largohej i gjithë qyteti i Varshavës, tha Morawiecki.

Kjo gjë duhet të marrë fund, vazhdoi kreu i ekzekutivit; të rinjtë duhet të qëndrojnë në Poloni.

Vendi ka përjetuar disa vale emigracioni që prej anëtarësimit në Bashkimin Europian, dhe shumica e të larguarve, ishin persona të mirë arsimuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat