Ministrja ruse thotë se Parisi nuk ka të drejtë të kritikojë Rusinë për mbajtjen e rendit

Evropë

Ministrja ruse thotë se Parisi nuk ka të drejtë të kritikojë Rusinë për mbajtjen e rendit

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 14:20
Maria Zakharova

Ministrja e Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se nuk i takon Parisit zyrtar të u mësojë të tjerë se si duhet të përgjigjen proporcionalisht protestave, veçanarisht duke konsideruar trajtimin brutal që policia franceze u ka bërë “jelekverdhëve”.

Më herët, ministria e jashtme franceze shkroi në Tuitter për protestën e paautorizuar në Moskë ku u arrestuan shumë persona.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Francës është e brengosur për protestat në Moskë. Njejtë ndihemi edhe ne për Francën. Atje luftime mes policisë dhe protestuesve po ndodhin që një vit”, ka shkruar Zakharova në Facebook duke përmendur protestat e “jelekverdhëve” në të cilat kanë vdekur 11 persona, 2500 janë lënduar dhe 9000 persona janë arrestuar.

“Sipas kësaj, nuk i takon defenitivisht Parisit që të lekturojë ndokënd për proporcionalitetin e reagimit”, ka shtuar Zakharova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat