Banka e Anglisë ngre alarmin për pasojat e Brexit-it pa marrëveshje

Evropë

Banka e Anglisë ngre alarmin për pasojat e Brexit-it pa marrëveshje

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 18:47
Ilustrim

Guvernatori i Bankës së Anglisë ngriti sot alarmin për pasojat e një Brexit pa marrëveshje dhe uli parashikimet e rritjes ekonomike për 2019 dhe 2020, marrë shkas nga një pasiguri e krijuar në një kontekst të përkeqësuar ekonomik botëror.

Të gjitha masat e parashikuara në rast largimi të papritur të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk mund të eliminojnë rregullimet themelore ekonomike që do të shkaktonte një skenar i tillë, paralajmëroi Mark Carney, guvernator i Bankës së Anglisë (BoE), gjatë konferencës për shtyp pas vendimit të Institucionit për të ruajtur normën bazë të interesit në 0,75%.

“Cilado qoftë alternativa që vendi do të zgjedhë, është më mirë të kemi një periudhe tranzicioni”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat