ANEB emëron drejtorin e ri të përgjithshëm në tetor

Evropë

ANEB emëron drejtorin e ri të përgjithshëm në tetor

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 19:45
Selia e ANEB-it në Vjenë

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) tha se do të emërojë drejtorin e ri të përgjithshëm në tetor, pasi kreu i deritashëm, Yukiya Amano, ka vdekur dy javë më parë.

Agjencia me seli në Vjenë tha të enjten, pas takimit të bordit të guvernatorëve, se vendet anëtare mund t'i paraqesin nominimet e tyre deri më 5 shtator.

Bordi "pret që të emërojë drejtorin e përgjithshëm në tetor 2019 dhe, në çdo rast, parashikon që personi i emëruar ta marrë detyrën jo më vonë se 1 janari, 2020", thuhet në deklaratë.

Gara për të pasuar Amanon vjen në kohën e tensioneve të larta ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit.

Diplomati rumun, Cornel Feruta, 43 vjeç, do ta drejtojë agjencinë derisa të bihet dakord për pasardhësin e Amanos, i cili vdiq në moshën 72-vjeçare nga shkaqe të paspecifikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat