Policia paralajmëron aktivistët për planet e së shtunës

Evropë

Policia paralajmëron aktivistët për planet e së shtunës

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 17:35
ilustrim

Autoritetet në Moskë paralajmëruan se një përpjekje e planifikuar për të mbajtur një protestë të paautorizuar të shtunën do të sjellë një kundërpërgjigje të fortë të policisë.

Policia arrestoi me dhunë, më shumë se 1 mijë demonstrues më 27 korrik, gjatë një proteste të paautorizuar kundër përjashtimit të disa kandidatëve të pavarur nga procesi për zgjedhjet e këshillit të qytetit të Moskës.

Sipas një organizate, numri i të ndaluarve arriti në 1,373. Policia rrahu disa demonstrues me shkopinj gome. Megjithë dhunën, aktivistët kanë bërë thirrje për një marshim në qendër të Moskës ditën e shtunë.

Të premten prokurori i qytetit lëshoi një deklaratë duke paralajmëruar se përpjekja do të ishte “një shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit”.

“Agjencitë e zbatimit të ligjit do të detyrohen të marrin të gjitha masat e nevojshme për të frenuar provokimet”, thuhej në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat