Evakuohen banorët pas shembjes së digës, frikë nga përmbytjet

Evropë

Evakuohen banorët pas shembjes së digës, frikë nga përmbytjet

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 00:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qyteti Whaley Bridge është evakuar i tëri pasi që ekspertët kanë paralajmëruar përmbytje në këtë vend. Arsyeja është shembja e një pjese të digës.

Qyteti me 6 mijë e 500 banorë është evakuar pasi që rezervuari Toddbrook ka pësuar dëme të rënda. Pritet që në ditët në vazhdim të ketë rreshje në këtë rajon andaj frika për përmbytje është reale.

“Për shkak të shirave të dendur në zonën Whaley Bridge, kanali i shkarkimit është shkatërruar dhe një pjesë e madhe e strukturës së saj të betonit është e dëmtuar”, thotë Mohamed Heidarzabeh, inxhinier në universitetin “Brunel” në Londër.

Autoritetet kanë marrë masa që të parandalojnë një katastrofë por struktura është gjigande dhe mundësia për arnim të këtij problemi është e vogël.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat