Von der Leyen i premton Italisë lehtësime në migrim

Evropë

Von der Leyen i premton Italisë lehtësime në migrim

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 15:55
Ursula von der Leyen me kryeministrin italian Giuseppe Conte.

Presidentja e caktuar e Komisionit Evropian propozon një pakt të ri migrimi. Sepse në shpërndarjen e refugjatëve brenda Bashkimit Evropian, barra do të duhej të rishpërndahej, thotë Ursula von der Leyen.

"Ne e dimë se migrimi nuk do të zhduket, ai është trashëgimi e botës së globalizuar," tha Ursula von der Leyen në Romë, në një takim me kryeministrin italian Giuseppe Conte. Prandaj, ajo propozon një pakt të ri migrimi dhe një "fillim të ri" të ri në shpërndarjen e refugjatëve brenda BE-së.

Italia, Spanja dhe Greqia, për shkak të vendndodhjes së tyre gjeografike, janë vendet ku mbërrijnë shumica e migrantëve, për t'u vendosur më pas përgjithmonë në Evropë. Prandaj nevojiten procedura efektive dhe në të njëjtën kohë humane, shpjegoi politikania gjermane. Se ç'pamje duhet të ketë qasja e re, këtë von der Leyen nuk e tha.

Evropianëtlindorët nuk duan të angazhohen

Në të njëjtën kohë, ajo u tregua e bindur se është e mundur të gjendet një zgjidhje e përbashkët. Aktualisht janë kryesisht shtete të BE-së si Hungaria dhe Polonia, që refuzojnë prerazi pranimin e detyrueshëm të azilkërkuesve.

Edhe qeveria populiste e Italisë ndjek gjithashtu një kurs të ngurtë. Veçanërisht është Ministri i Brendshëm Matteo Salvini, i cili nuk dëshiron që anijet me migrantë të shpëtuar në Mesdhe të hyjnë në portet e vendit të tij. Prandaj, anijet me refugjatë bllokohen vazhdimisht në det - si janë aktualisht anija gjermane "Alan Kurdi" dhe anija spanjolle "Krahët e hapura".

Pas bisedës me von der Leyen Conte tha se ai është i interesuar për rritje ekonomike në BE dhe në Itali. Qeveria ndodhet prej shumë kohësh në konflikt me Brukselin, për shkak të borxhit të madh të Italisë.

Von der Leyen ka përfunduar tashmë vizita në Paris, Varshavë, Zagreb dhe Madrid. Postin si Presidente e ri e Komisionit të BE-së ajo do ta nisë më 1 nëntor./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat