Parada e Krenarisë në kanalet e Amsterdamit feston përvjetorin e Stonewall

Evropë

Parada e Krenarisë në kanalet e Amsterdamit feston përvjetorin e Stonewall

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 16:11
Amsterdam

Njëra nga Paradat e Krenarisë më të mëdha të vitit në Evropë ka filluar këtë të shtunë në kanalet e Amsterdamit të Holandës.

Mbi 500 mijë vizitorë nga e gjithë  bota kanë parë 80 anije të mbushura me organizata të shumta të komunitetit LGBTI.

“Kujtoni të kaluarën, krijoni të ardhmen”, është tema e këtij viti, pasi parada përkujton përvjetorin e pesëdhjetë të të ashtuquajturave rebelime Stonewall.

Sipas Reuters, këto parada u bënë të përvjetshme që nga viti 1969, pas një sulmi të policisë në lokalin e komunitetit LGBTI, Stonewall Inn në fshatin Greenwich të New York.

Që nga fillimi i saj në 1996, Parada e Krenarisë në kanalin e Amsterdamit u shndërrua shpejt në një nga ngjarjet më të mëdha vjetore në kryeqytetin holandez.

Popullariteti i kësaj parade ka detyruar organizatorët që të jenë më të kufizuar ndër vite, kjopasi ndalohen edhe anijet private teksa parada zhvillohet.

Një pjesëmarrës ka thënë se këtë vit ka rregulla më shumë pasi nuk lejohet zhurma e madhe dhe vallëzimet e çmendura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat