Erdogan paralajmëron operacion ushtarak kundër kurdëve

Evropë

Erdogan paralajmëron operacion ushtarak kundër kurdëve

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 19:03
Recep Tayyip Erdogan

Ushtria turke do të zhvillojë një operacion në lindje të lumit Eufrat, në veri të Sirisë, në një zonë të kontrolluar nga Njësia e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG).

Paralajmërimi për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake është bërë nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se lidhur me këtë janë njoftuar edhe SHBA dhe Rusia.

Agjencia britanike e lajmeve Reuters shkruan se Turqia po humb ngadalë durimin me SHBA, e cila kishte një marrëveshje me Ankaranë për krijimin e një zone të sigurt në veri-lindje të Sirisë.

Pasi presidenti Donald Trump njoftoi vitin e kaluar se forcat amerikane do të tërhiqeshin nga Siria veriore, SHBA dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një zone të sigurt përgjatë kufirit verilindor të vendit me Turqinë, dhe marrëveshja parashikon që këtë zonë të mos ketë më pjesëtarë të milicisë kurde.

Njësia e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG) ishte aleati kryesor i SHBA-së në Siri gjatë operacioneve amerikane kundër Shtetit Islamik, ndërsa Turqia e konsideron YPG një organizatë terroriste, transmeton KosovaPress.

Ankaraja paralajmëroi Uashingtonin që të mos bëjë përparim të mjaftueshëm në krijimin e një zone të sigurt dhe i bëri thirrje SHBA-së që të ashpërsojë marrëdhëniet me YPG.

“Ne kemi hyrë në Afrin, Jarablus dhe Al Bab. Tani do të hyjmë në lindje të Eufratit. Ne e kemi njoftuar këtë për Rusinë dhe SHBA”, tha presidenti Erdogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat