Fshati zviceran planifikon të shesë ‘shtëpi për një franga’

Evropë

Fshati zviceran planifikon të shesë ‘shtëpi për një franga’

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Një fshat zviceran malor po planifikon të shesë shtëpi për vetëm një franga zvicerane, në përpjekje për të rivendosur qytetin e largët afër kufirit italian.

Komuna që flet italisht, Monti Scìaga, e vendosur në provincën e Ticino, propozoi ofertën e shitjes së nëntë pronave për çmimin simbolik, si një mënyrë për të rigjallëruar shtëpitë prej guri të fshatit, sipas The Local.

Si pjesë e ofertës, banorët e rinj do të duhet të rinovojnë plotësisht shtëpitë prej guri, të njohura në vend si rustici, në përputhje me ligjet lokale, pasi ato aktualisht janë në gërmadha.

Për fat të mirë, megjithëse ndërtime të mëdha kërkohen për t’i bërë shtëpitë të qëndrueshme, blerësit nuk do të duhet të shqetësohen për hidraulikun, pasi fshati është i lidhur me rrjetin e ujit.

Vendndodhja e dëshirueshme e fshatit e bën ofertën të vlefshme për tu konsideruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat