Juncker, Mogherini dhe të tjerët – media italiane tregon “pensionet e arta” për zyrtarët në ikje të Komisionit Evropian

Evropë

Juncker, Mogherini dhe të tjerët – media italiane tregon “pensionet e arta” për zyrtarët në ikje të Komisionit Evropian

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 23:45
Federica Mogherini dhe Jean Claude Juncker

Gazeta italiane “Il fatto quatidiano” ka zbuluar dokumentin e Komisionit Europian, ku janë përcaktuar pensione të larta për zyrtarët e lartë të saj.

Sipas këtyre të dhënave, kreu në ikje i këtij institucioni, Jean Claude Juncker do të përfitojë një pension 22 mijë euro në muaj nga 27 mijë euro që ishte paga e tij në këtë detyrë.

Parashikohen gjithashtu edhe shpërblime një vjeçare deri në 65% të pagës aktuale të tyre.

Po sipas këtij mediumi, përcjell Dita, nuk mbetet pas as Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë për çështjet e jashtme në KE e cila në moshën e pensionit do të shijojë 20 mijë euro në muaj, vetëm 2 mijë euro më pak sesa paga aktuale e saj.

Të dhënat kanë dalë nga hetimet e kryera nga media italiane “Il fatto quotidiano” e cila e ka cilësuar si një skandal të Brukselit.

Sipas këtyre të dhënave, edhe për 21 komisionerët europianë në ikje, që janë paguar me të paktën 22 mijë euro rrogë mujore është parashikuar të përfitojnë të paktën një pension mujor prej 18 mijë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat