Rumania planifikon taksa për lëngje

Evropë

Rumania planifikon taksa për lëngje

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Rumania ka njoftuar planet për të futur një taksë mbi pijet joalkoolike me sheqer për të luftuar mbipeshën.

Taksa ka për qëllim dekurajimin e konsumit të pijeve me sheqer dhe rritjen e të ardhurave publike që mund të shpenzohen për shëndet dhe arsim. Epidemia e mbipeshës në BE është një ngarkesë e madhe për sistemet shëndetësore, njofton Ministria e Financave e këtij vendi.

Me taksën e re pritet të mblidhen deri në fund të vitit 66 milionë euro, teksa me rishikimin më të gjerë të buxhetit gjithashtu do të rritet edhe taksa për duhan.

Opozita e qendrës së djathtë u përgjigj me tallje ndaj taksës së re, duke vënë në dukje se një propozim i ngjashëm u bë në prill nga partia liberale USR, të cilën qeveria e hodhi poshtë në atë kohë.

Shoqata e pijeve të buta denoncoi taksën si "diskriminuese" dhe tha se do të dëmtonte sektorin, i cili ka rreth 60,000 punëtorë.

Sipas konsulencës KeysFin, tregu i lëngjeve në Rumani vlen rreth 1.2 miliard euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat