U zhduk në ishull, një tjetër shkencëtare gjendet e vdekur në Greqi

Evropë

U zhduk në ishull, një tjetër shkencëtare gjendet e vdekur në Greqi

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 20:03
Natalie Christopher

Trupi i shkencëtares britanike, që kërkohej prej dy ditësh në Greqi, u gjet në ishullin Ikaria në detin Egje, njoftoi sot televizioni publik grek ERT.

“Shkaqet e vdekjes së astrofizikantes, Natalie Christopher nuk dihen ende”, sipas stacionit televiziv ERT duke lënë të mendohet se bëhet fjalë për një aksident.

Vdekja e Dr. Christopher vjen një muaj pas ngjarjes së rëndë, kur shkencëtarja amerikane Suzanne Eaton u përdhunua dhe më pas u vra në Kretë.

Krimi u krye nga një burrë vendas dhe sulmi seksual ishte motivi i ngjarjes.

Dr Eaton u gjet e vdekur në fund të një shpelle e cila u përdor nga nazistët për të ruajtur armët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat