Fshihnin ushqimin poshtë hixhabit, kapen duke vjedhur dy gra!

Evropë

Fshihnin ushqimin poshtë hixhabit, kapen duke vjedhur dy gra!

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 22:20
Pamje nga videoja

Të rralla janë rastet kur hajdutët kapën duke vjedhur gjësende të ndryshme.

Por së fundmi, dy gra kanë dështuar për të vjedhur.

Të njëjtat të veshura me hixhab janë kapur duke vjedhur në një supermarket në Londrën Lindore. Ato u kapën nga siguria dhe stafi, të cilët i detyruan që të nxirrnin cdo gjë që kishin fshehur poshtë veshjes fetare.

Një turmë e madhe njerëzish u mblodh në vendin ku gratë nxorrën  rreth 20 produkte të fshehura dhe pamjet u bënë virale. Njëra prej tyre çoi veshjen duke treguar të brendshmet që të vërtetonte se nuk kishte më asgjë të fshehur.

Një burrë që po filmonte tha: “Nuk janë myslimane, shikoni çfarë kanë bërë.” Por të dyja pretendonin se ishin besimtare të fesë myslimane.

Nuk dihet ende nëse gratë janë lënë të lira apo janë arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat