Tjetër ngarkesë me drogë në Gjermani, sekuestrohen 1.5 ton kokainë - Bota Sot
Tjetër ngarkesë me drogë në Gjermani, sekuestrohen 1.5 ton kokainë

Evropë

Tjetër ngarkesë me drogë në Gjermani, sekuestrohen 1.5 ton kokainë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 00:04
Droga

Zyrtarët e doganave në Hamburg të Gjermanisë kanë gjetur 1.5 ton drogë, të llojit kokainë, në një anije me kontejnerë, që kishte mbërritur nga Brazili.

Njoftimi bëhet i ditur, vetëm disa ditë pasi policia gjermane sekuestroi në portin e Hamburgut 4.5 ton kokainë në vlerë 1 miliardë euro.

Zyra doganore e Hamburgut ka thënë të mërkurën, se dërgesa e re u gjet javën e kaluar, dhe ishte ngarkuar në Rio Grande të Brazilit.

Destinacioni i anijës ishte porti i Antwerpit në Belgjikë.

Në njoftim bëhet e ditur se 1.575 pako kokainë, ishin fshehur në 64 çanta sportive.

Vlera e kësaj sasie të drogës konsiderohet të jetë rreth 350 milion euro./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...