FT: Nëse qeveria bie, zgjedhjet pas Brexit

Evropë

FT: Nëse qeveria bie, zgjedhjet pas Brexit

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 18:00
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do t'i shpallë zgjedhjet menjëherë pas Brexit, nëse parlamenti nuk shpreh besim në qeverinë e tij, raporton Financial Times, duke iu referuar bashkëpunëtorëve të afërt të kryeministrit.

Gazeta shkruan se pritet që Johnson të përballet me një votë mosbesimi menjëherë pasi parlamenti të fillojë punën përsëri pas pushimit të verës.

"Nuk mund t'i parandalojmë të na detyrojnë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por ne kontrollojmë kohën dhe do të caktojmë një datë për mbajtjen e tyre pas 31 tetorit," thonë burimet pranë kryeministrit Johnson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat