Anëtarësimi në NATO, Komshiq paralajmëron bllokimin e qeverisë

Evropë

Anëtarësimi në NATO, Komshiq paralajmëron bllokimin e qeverisë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 20:08
Zhelko Komshiq

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq, kërcënoi sot të bllokojë krijimin e një qeverie të re nëse ai nuk merr garanci të forta se do të zbatohen reforma thelbësore për përafrimin e vendit me NATO-n.

Ai tha se do të thërrasë një seancë të Presidencës së BeH për të caktuar një mandat të ri për përbërjen e Këshillit të Ministrave pasi të miratohej Plani Vjetor Kombëtar i Reformës (ANP), i cili më pas do të dërgohej në selinë e NATO-s në Bruksel, dhe më pas do të aktivizohej Plani i Veprimit për anëtarësim në NATO.

Komshiq tha këtë ndërsa në BeH ka një debat nëse marrëveshja për formimin e një qeverie të re, e nënshkruar në fillim të kësaj jave nga drejtuesit e tre partive më të mëdha politike të vendit, do të sigurojë një rrugë vazhdimi për anëtarësimin e vendit në NATO, duke pasur parasysh që anëtarësimi në Aleancë është në mënyrë të qartë kundër qëndrimit të partive nga Republika Serbe.

Marrëveshja thotë se ligji zgjedhor do të ndryshohet për të siguruar përfaqësimin e ligjshëm të popujve përbërës dhe qytetarëve në të gjitha nivelet e qeverisjes, që praktikisht do të thotë të ndryshojë rregullat që i mundësuan Komshiqit të bëhet anëtar kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat