Renée Haferkamp, përkthyesja e Europës që i mbijetoi Holokaustit

Evropë

Renée Haferkamp, përkthyesja e Europës që i mbijetoi Holokaustit

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 08:00
Renée Haferkamp

Renée Haferkamp ka qenë e pranishme kur janë negociuuar Marrëveshjet e Romës. Pavarësisht Brexit-it dhe nacionalizmit të ri 90 vjeçarja është e qetë dhe ka një këshillë.

Tema më e vështirë për një gjerman gjatë bisedës me Renée Haferkamp në shtëpinë e saj në lagjen Uccle të Brukselit nuk është aspak në fokus: E mbijetuara e Holokaustit i shpëtoi vrasjes prej nazistëve vetëm falë parashikimit të mençur të babait të saj, një sipërmarrësi nga Këlni.

Prindërit e saj u zhvendosën në Holandë pak pasi në Rajshtag pushteti iu kalua Adolf Hitler-it. Kur Wehrmacht-i gjerman sulmoi Holandën, familja u arratis në Belgjikën fqinjë. Zvicra e pavarur nuk i dha leje hyrjeje në vend familjes. Kësisoj ata u fshehën në Bruksel – dhe i mbijetuan përndjekjes së hebrejve nga nazistët.

Një rast fatlum për bashkimin e Europës. Sepse historia e arratisë së familjes bëri që Renée Haferkamp krahas gjermanishtes të mësonte rrjedhshëm edhe holandishten e frëngjishten. Ajo studioi anglistikë. Në fund të studimeve kryeministri në emigracion i Belgjikës gjatë kohës së luftës, Paul-Henri Spaak, rastësisht e zbuloi atë.

“Ne ishim bashkë në një anije”, thotë Haferkamp gjatë bisedës që po zhvillonim në dhomën e ndenjes. “Ai ishte një europian, i cili të gjithë kohën e luftës e kishte kaluar në Angli dhe e kuptonte mirë anglishten. Megjithatë ai mund të fliste vetëm një gjuhë: vetëm frëngjisht, asnjë fjalë nuk dinte ai në gjuhën flamande, asnjë fjalë në anglisht, edhe pse kishte qendruar atje pesë vjet.”

Bashkimi i Europës pas Luftës së Dytë Botërore ishte pra një çështje mentaliteti dhe një projekt politik, por jo gjuhësor. E kjo kështu mbeti deri në vitet 1990, thotë përkthyesja. Helmut Kohl, Margret Thatcher – të gjithë kishin nevojë për ndihmë me përkthimin.

Për këtë arsye përkthyesja Renée Haferkamp ishte mjaft e rëndësishme, e kujdesej, që krerët e shteteve dhe të qeverive të kuptoheshin mes tyre. Përkthimi, thotë ajo, nuk është thjeshtë të përkthesh, por të kuptosh, se çfarë do të thotë tjetri me atë që formulon.

Opcion për Perëndimin

Belgu dhe themeluesi i Europës Spaak fillimisht mblidhte donacione për UNICEF-in, për t’u ndihmuar fëmijëve të uritur në Europën e pas luftës. Më pas ai u kthye në regjisorin e bashkimit europian. Fillimisht ai ishte i pari kryetar i Asamblesë së Bashkësisë për Qymyrin dhe Çelikun, paraardhëses së BE-së. Më pas ai negocioi me kontribut të madh Marrëveshjet e Romës – dokumenti i themelimit të BE-së siç është sot.

Asokohe partnerët europianë në Gjermaninë Perëndimore hapën rrugën e kthimit në bashkësinë e shteteve të civilizuara. Kancelari i parë gjerman Konrad Adenauer ishte i fokusuar qartë për integrimin perëndimor. Partnerët e Gjermanisë Perëndimore e fshihnin, që ata pjesërisht kishin përballë edhe ish-ithtarë të diktaturës naziste. “Natyrisht vetëm gjermanët kishin një të kaluar”, thotë Haferkamp. Edhe presidenti i parë i Komisionit në Bruksel, gjermani Walter Hallstein.

“Unë dëgjoj gjithnjë e më shumë, që ai nuk ishte vërtetë kaq i pastër, sa mendohej. Atë e kërkuan, e deshën dhe ai ishte dhjetë vjet këtu – por asnjëherë nuk e kishte menduar ndokush, që ai ka pasur një lidhje me nazistët, tani ka dalë që ai nuk ka qenë kaq i pastër”, thotë Haferkamp.

Bonusi i besimit ndaj gjermano-perëndimorëve dhe kancelarit të tyre Konrad Adenauer ishte i madh. Por në radhë të parë ishte shpresa, që lufta dhe vrasjet e gjermanëve t’i liheshin së shkuarës. Ajo na thotë, se ishte nëna e saj ajo që i kërkoi të punojë për bashkimin e Europës, kujton Renée Haferkamp: “Si përgjigje ndaj dy luftërave botërore”.

Në Luftën e Parë Botërore babai i saj pati luftuar përkrah gjermanëve dhe ashtu si shumë hebrej të tjerë mbante kryqin e hekurt si veteran. Ai pati luftuar në Belgjikë. Që më vonë familja u fsheh në Bruksel prej nazistëve – është një tjetër piketë në këtë biografi europiane të Renée Haferkamps.
Gruaja e parë e karrierës në Bruksel

Pas themelimit të BE-së ajo bëri një karrierë të shpejtë: Në Komisionin e Brukselit ajo ishte gruaja e parë në postin e Drejtores së përgjithshme – të shërbimit të përkthimit. Emrin që mban sot e ka prej bashkëshortit të dytë të saj, ish-komisarin për shumë vitë të BE-së, Wilhelm Haferkamp.

Në fillim të viteve 1970 ai u dërgua në Bruksel prej kancelarit socialdemokrat nobelistit të paqes, Willy Brandt dhe më pas u konfirmua në këtë detyrë edhe nga kancelari konservator krisitiandemokrat Helmut Kohl. Këto janë gati shtatë dekada histori e Bashkimit Europian.

Që Europa tani po vihet në pikëpyetje prej shumë qarqeve dhe që populistët e djathtë duan ta kthejnë pas procesin e integrimit, për këtë ka një shpjegim dëshmitarja e fundit e themelimit të BE-së: Eshtë premtuar shumë integrim, por ky premtim nuk është mbajtur.

“Ne nuk ia kemi dalë që të realizojmë atë për çfarë jemi angazhuar” – të krijojmë një Bashkim politik Europian me një politikë të jashtme të përbashkët dhe me kufij të jashtëm të sigurtë, e po ashtu edhe me një barazi mes Veriut dhe Jugut, mes Lindjes dhe Perëndimit”, mendon Haferkamp. Marrëveshja atomike me Iranin është i vetmi shembull, kur të 28 vendet e BE-së kanë qenë në të njëjtën linjë.

Por kjo marrëveshje është e keqe dhe për këtë arsye SHBA dolën prej saj. Pra kjo do të thotë, që nëse ne europianët duam që fjala jonë të zerë vend, ne duhet të vemë në jetë premtimet. Në rast të kundërt Europa do të mbetet tek ajo çfarë është arritur deri më tani: Një zonë e tregtisë së lirë “a është kaq keq kjo?”

Këtë pyetje me vetëdije si provokim shtron 90 vjeçarja europiane. Kush do Europën, do të thotë, se për këtë i duhet të bëjë për vete edhe njerëzit dhe ta verë atë në jetë. /DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat