Conte i përgjigjet Salvinit: Sqaro motivet e krizës

Evropë

Conte i përgjigjet Salvinit: Sqaro motivet e krizës

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 08:43
Giuseppe Conte

Kriza e qeverisë italiane duket se nuk ka më kthim pas. Me një komunikim zyrtar zëvendëskryeministri e lideri i Lidhjes, Matteo Salvini, ka kërkuar mbrëmjen e së enjtes (8 gusht 2019) shkrirjen e qeverisë e zgjedhje të parakohshme duke mos pranuar as qeveri teknike e as humbje kohe.

"Nuk ka më mazhorancë siç e dëshmoi votimi mbi TAV", thotë Salvini, i cili i sheh të papranueshme fyerjet ndaj tij e Partisë Lidhja nga "aleatët" qeverisës.

"Prandaj, shprehet ai, fjalën e marrin zgjedhësit. Pushimet nuk janë një shkak për të humbur kohë e parlamentarët ( vetëm nëse nuk duan të lëshojnë kolltukun) mund të kthehen në punë qysh javën që vjen siç kanë bërë miliona italianë".

Ndaj kësaj deklarate të Salvinit ka reaguar menjëherë kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një dalje mediatike ku nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët.

"Do të bëj çështë e mundur, u shpreh Conte që kjo krizë qeverisëse të jetë nga më transparentet në historinë republikane italiane."

"I takon Salvinit, tha ai, në veshjen e tij si senator, t'i shpjegojë vendit e të sqarojë zgjedhësit të cilët i besuan perspektivës së ndryshimit, motivet që e shtynë të ndërpresë aktivitetin e qeverisë."

"Kjo qeveri ka folur gjithmonë pak e ka punuar shumë. Ka punuar pa u lodhur për të realizuar projekte të panumërta reformash në të mirë të italianëve".

Prandaj, tha Conte, nuk do të pranoj më të përçmohet puna, dedikimi e pasioni i ministrave, zëvendësministrave, nënsekretarëve që së bashku me mua janë impenjuar në angazhimet e qeverisë. E nuk mund të pranoj të hidhet poshtë puna e tyre", tha Conte.

Kryeministri italian i ka kujtuar ministrit Salvini se nuk është ai që vendos për zgjedhjet e parakohshme, por është parlamenti me votën e parlamentarëve të zgjedhur nga populli e Presidenti i Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat