Italia drejt zgjedhjeve deri në fund të tetorit: tre data të mundshme

Evropë

Italia drejt zgjedhjeve deri në fund të tetorit: tre data të mundshme

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 08:55
Matteo Salvini

Matteo Salvini kërkon votime të menjëhershme. Me krizën qeveritare, zgjedhjet e parakohshme nuk kanë kthim pas.

Tre data të mundshme janë13, 20 ose 27 tetor .  Nëse kriza u konsumua në mes të gushtit, zgjedhjet duke marrë parasysh kohën e nevojshme për italianët jashtë vendit, duhet të zhvillohen pas dy muajsh.

Tani topi është në dorë të  kryeministrit, Giuseppe Conte,  i cili nëse vazhdon në rrugën e treguar nga drejtuesi i Lidhjes (dhe nuk zgjodhi të jepte dorëheqjen para se të shkonte në Parlament) mund të paraqitet në Parlament javën tjetër për t'iu nënshtruar votëbesimit.

Skenarët e mundshëm - Hapi i parë mund të jetë thirrja e një konference të drejtuesve të grupit, e cila nuk është e përjashtuar të mbahet të premten, por që gjithashtu mund të shtyhet për disa ditë. Dhe kjo më pas do të thërrasë Kuvendin. Debati dhe votimi për qeverinë mund të mbahet para 15 gushtit.Nëse nuk siguron votat, kryeministri do të shkonte në pallatin presidencial për të dorëzuar mandatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat