Fëmija 5 vjeç vdes gjatë pushimeve në hotelin luksoz

Evropë

Fëmija 5 vjeç vdes gjatë pushimeve në hotelin luksoz

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 13:14
Noah Blodwell

Ato që duhet të ishin pushime për t’u kënaqur u kthyen në tragjedi për një familje angleze. Njëri nga fëmijët, Noah Blodwell, 5 vjeç, gjeti vdekjen në 2 gusht, në rrethana ende të paqarta.

Vogëlushi ndodhej në një hotel luksoz në Magaluf, zonë e njohur turistike në ishullin e Maiorca, në Spanjë, kur pësoi atak kardiak, pak pasi u ankua për dhimbje barku dhe të vjella.

Vogëlushi ishte me pushime me gjyshërit në hotelin ‘Sol Barbados’. Kur u ankua fillimisht gjyshërit i dhanë një paracetamol, por kur gjendja e tij u rëndua, ata lajmëruan ndihmën e shpejtë.

Mirëpo pavarësisht ndihmës së mjekëve dhe një ndërhyrje kirurgjikale me urgjencë, vogëlushi gjeti vdekjen pak më vonë në spital.

“Të premten na njoftuam se djali ishte sëmurur rëndë, teksa ndodhej në pushime me gjyshërit. U operua nga ekipi i mrekullueshëm i ‘Son Espases’ dhe operacioni shkoi mirë. Por fatkeqësisht, për shkak të një sërë komplikimesh, pësoi dëme të parikuperueshme dhe gjeti vdekjen”, shkroi Luke, babai i fëmijës në Facebook.

Lidhur me vdekjen e fëmijës, Prokuroria ka nisur një hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat