“Gjuetari” rus bën fluturimin e parë

Evropë

“Gjuetari” rus bën fluturimin e parë

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Rusia ka zbuluar se ka prodhuar një dron të ri luftarak që sipas tyre është në gjendje të fluturojë nga Moska në çdo cep të Europës dhe të kryejë misione ushtarake.

Në një video të shpërndarë për mediat nga Kremlini, droni i quajtur “Okhotnik”, që do të thotë “Gjuetari” kryen një fluturim prej 20 minutash. Sipas ushtarakëve rusë, droni është thuajse i pakapshëm nga radarët kundërshtarë.

Kritikët thonë se droni rus është mjaft i ngjashëm me atë të Forcave Ajrore Amerikane, realizuar nga kompania “Lockheed Martin” 12 vite më parë. Megjithatë, konsiderohet si një risi për aviacionin rus dhe mjetet e përdorura deri më tani.

Droni është gjithashtu i pajisur me mjete spiunazhi dhe sipas ushtarakëve rusë do të përdoret në misione duke u kontrolluar nga ajri, nga avionët luftarakë Su-57. Droni peshon 20 tonë dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 1000 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat