“Çmendet” moti në Britaninë e Madhe - Bota Sot
“Çmendet” moti në Britaninë e Madhe

Evropë

“Çmendet” moti në Britaninë e Madhe

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 22:32
Shi dhe furtunë në Britaninë e Madhe

Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra të forta kanë përfshirë këtë fundjave Britaninë e Madhe, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, ndërprerje të energjisë elektrike dhe vonesat e trenave.

Pjesa më e madhe e vendit është paralizuar, pasi paralajmërimet nga meterologët kanë qenë të vazhdueshme. Alarmi i verdhë është lëshuar në Skoci dhe pjesën veriore të Anglisë, pasi stuhi të forta mund të përfshijnë vendin.

Autoritetet vendase u kanë kërkuar drejtuesve të automjeteve të bëjnë shumë kujdes nëpër rrugë. Shumë trena të shpejtësisë së lartë kanë pezulluar udhëtimet si dhe disa linja tragetesh.

Gjithashtu janë anuluar dhe disa festivale që do të mbaheshin në ambiente të hapura, si festivali i muzikës Boardmasters në Newquay, festivali i vallëzimit Houghton në Norfolk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...