Në ditën e Bajramit sulm terrorist në një xhami në Oslo

Evropë

Në ditën e Bajramit sulm terrorist në një xhami në Oslo

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Një sulm me armë ka ndodhur sot në një xhami në Oslo pikërisht në festën e shenjtë të myslimanëve, Ditën e Kurban Bajramit.

Nuk dihet motivi i sulmit, por ai është duke u hetuar si akt terrorist, deklaruan autoritetet norvegjeze.

Një person i armatosur ka hapur zjarr në Qendrën Islamike Al-Noor të shtunën. Një person që ishte i pranishëm në xhami ka arritur ta ndalojë sulmuesin, duke pësuar disa lëndime.

Më vonë, një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit. Viktima dyshohet se ishte e afërt me sulmuesin.

Udhëheqësi i operacionit policor, Rune Skjold, tha se sulmuesi njihet si një person nga Norvegjia, i njohur për autoritetet, por që nuk ka pasur ndonjë të kaluar kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat