Roma ua ndalon turistëve të ulen në Shkallët Spanjolle

Evropë

Roma ua ndalon turistëve të ulen në Shkallët Spanjolle

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 21:52

Qyteti i Romës e ka ndaluar për turistët që të ulën na shkallët e famshme spanjolle, gjë që u cilësua si veprim “Fashist” nga kritikët.

Ky qytet më parë e ka ndaluar për vizitorët që të hanë dhe të pinë në shkallët e mermerit që çojnë nga kisha Trinita de’ Monti tek Piazza di Spagna.

Ata që e thyejnë këtë rregull përballen me një gjobë prej 400 eurosh; ndërsa kundërshtarët e këtij rregulli po thonë se kjo ka shkuar shumë larg.

Këto shkallë që u bënë të famshme në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet filmit “Roman Holiday’ të vitit 1953 me aktorët Audrey Hepburn dhe Gregory Peck, iu nënshtruan një renovimi prej 1.4 milionësh në vitin 2016.

Mermeri ishte dëmtuar ndër vite pasi që ishte njollosur me çamçakëz dhe gjëra të tjera.

Shkallët e dizajnuara nga arkitekti Francesco de Sanctis gjatë viteve 1723-1726, tani janë të mbrojtura nga UNESCO.

Gjatë muajit të kaluar, dy turistë gjermanë janë gjobitur me 950 euro për përgatitje të kafesë në shkallët e famshme të urës Rialto në Venecia. Të njëjtëve iu është kërkuar që të largohen nga qyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat