Serbia i jep nënshtetësi ish-kryeministres tajlandeze të dënuar për korrupsion

Evropë

Serbia i jep nënshtetësi ish-kryeministres tajlandeze të dënuar për korrupsion

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 23:25
Yingluck Shinawatra

Yingluck Shinawatra u dënua me pesë vjet burg me akuza për marrje ryshfeti pasi iku nga Tajlanda në vitin 2017. Vëllai i saj, ish-kryeministri Thaksin Shinawatra, ka shtetësinë e Malit të Zi

Serbia i ka dhënë shtetësi ish-kryeminstres tajlandeze, Yingluck Shinawatra.

Agjencia shtetërore serbe e lajmeve Tanjug raportoi se vendimi ishte marrë gjatë një seance qeveritare.

“Qeveria i dha shtetësi asaj, sepse ky veprim mund të jetë në interes të Serbisë”, citoi Tanjug një deklaratë nga autoritetet serbe.

Shinawatra tani mund të udhëtojë pa vizë në më shumë se 100 vende, përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Ajo u dënua me pesë vjet burg me akuza për marrje ryshfeti pasi iku nga Tajlanda në vitin 2017. Vëllai i saj, ish-kryeministri Thaksin Shinawatra, ka shtetësinë e Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat