Dy ekstreme të ndryshme Evropa digjet nga i nxehti, dëbora zbardh Australinë

Evropë

Dy ekstreme të ndryshme Evropa digjet nga i nxehti, dëbora zbardh Australinë

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Në kushtet kur Evropa është kapluar nga i nxehti afrikan, Australia Juglindore është goditur nga një valë e ftohtë, me temperaturat që shkojnë nga minus tre gradë në zonat malore.

Një person humbi jetën pasi u zu poshtë nga një pemë. Që nga e shtuna, shërbimet meteorologjike lëshuan një paralajmërim kundër erërave të forta dhe të ftohta, borës dhe ngricave.

Sipas faqes së lajmeve australiane “ABC,” reshjet e dëborës, temperaturat e ftohta dhe kushtet e vështira të drejtimit kanë çuar në mbylljen e rrugëve në disa vende. Disa qytete raportohet se ishin mbuluar në dëborë për herë të parë në dekada.

Resorti Bou Bou Mountain është plotësisht i ndërprerë nga dëbora, dhe ekuipazhet e shpëtimit po përpiqen të pastrojnë rrugët, raporton KP. Shërbimi i Urgjencës deklaroi se kishte marrë 145 thirrje për ndihmë në të gjithë shtetin, ndërsa më shumë se gjysma e atyre thirrjeve lidheshin me pemët  e thyera  dhe bllokimin e rrugëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat