Fshati i banuar prej 300 femrave janë në pritje të lindjes së një mashkulli qe një dekadë

Evropë

Fshati i banuar prej 300 femrave janë në pritje të lindjes së një mashkulli qe një dekadë

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Një kryetar polak ka premtuar një çmim të madh për çiftin që do lind djalë, në një fshat ku kanë lindur vetëm vajza për gati një dekadë.

Kryetari i qarkut Rajmun Frischko, baba i dy vajzave, tha për TVN24 të premten se do të ketë një befasi të këndshme gati për ata që do kenë një djalë.

Gjatë një interviste të mëparshme me New York Times, Frischko tha se ai po ‘mendonte të emëronte një rrugë’ dhe një pemë lisi pas fëmijës së shumëpritur.

Autoritetet e fshatit të Miejsce Odrzanskie, i cili ka rreth 300 banorë, nuk e di arsyen pse ende nuk ka pasur djem të lindur në fshat që nga viti 2010.

Fshatarët kanë filluar të shqetësohen për plotësimin e punëve bujqësore në të ardhmen dhe gratë shpesh kanë mungesë të fuqisë punëtore në fusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat