5 vjeçari i verbër që nuk mund të ecë, të flasë, ose të ulet

Evropë

5 vjeçari i verbër që nuk mund të ecë, të flasë, ose të ulet

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 22:18
Lloyd

5 vjeçari, Ollie Lloyd ka një gjendje kromozonale që e ka lënë të verbër, me humbje të konsiderueshme të dëgjimit në të dy veshët dhe me epilepsi të rëndë.

Prindërit e Ollie, Louise Lloyd, 32 vjeç, dhe Steve Sadecki, 34 vjeç thonë se periudha e shtatëzanisë ishte e qetë, derisa në javën e 20-të përmes skanerit u zbuluan disa anomali.

Mjekët menduan se foshnja mund të ketë Sindromën Daun, shkruan Daily Mail.

Megjithëse testimet e përjashtuan Sindromin Daun, mjekët nuk ishin në gjendje të shpjegonin se çfarë ishte e gabuar duke i rekomanduar znj. Lloyd të vazhdonte shtatëzaninë.

Kështu, nëna e Ollie vazhdoi me shtatëzani përkundër shqetësimeve që kishte. Tani, 5 vjeçari vazhdon jetën e tij duke qëndruar gjithnjë në shtëpi pasi që ai është i paaftë edhe për shkollat për fëmijët me nevoja të veçanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat