Gjermania pret që Britania e Madhe të largohet nga BE pa marrëveshje

Evropë

Gjermania pret që Britania e Madhe të largohet nga BE pa marrëveshje

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Qeveria gjermane pret që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, pa rënë dakord për marrëdhëniet e ardhshme, shkruan gazeta ‘Handelsblatt’, duke iu referuar një dokumenti nga Ministria e Financave të Gjermanisë.

E përditshmja gjermane thotë se Qeveria në Berlin beson se Brexit i parregulluar është "shumë i mundshëm", duke marrë parasysh kërkesat e kryeministrit britanik Boris Johnson që kufiri me Irlandën të hiqet nga marrëveshja për daljen e Britanisë nga BE-ja.

BE nuk ka zgjidhje tjetër përveç të refuzojë kërkesën, sipas një dokumenti të Ministrisë së Financave të Gjermanisë, duke shtuar se nuk pret që Johnson të ndryshojë pozicionin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat