Zogjtë detyrojnë aeroplanin të aterrojë në fushën me misër

Evropë

Zogjtë detyrojnë aeroplanin të aterrojë në fushën me misër

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 17:18
Foto Ilustrim

Një aeroplan me pasagjerë është detyruar të aterrojë dhunshëm në një fushë me misër, pasi në njërin motor ishin përplasur zogjtë.

Në incidentin, i cili ndodhi në Rusi, janë lënduar 23 pasagjerë, të cilët kishin vërejtur se aeroplani kishte aterruar me motorë të shuar, thanë zyrtarë të emergjencës. 

Aeroplani i kompanisë Ural Airlines, model Airbas 321, pritej të arrinte në Krime, kur u ndesh me një tufë zogjsh, të cilët dëmtuan motorin.

Me këtë rast dëmtime ka pësuar aeroplani, i cili nuk do të jetë më gjendje që të fluturojë, njoftuan nga kompania ajrore.

Aeroplani aterroi në fushën e misrit rreth gjysmë kilometri larg pistës së aeroportit ndërkombëtar Zukovski. 

Pasagjerët janë evakuuar urgjentisht nga aeroplani. Disa prej tyre janë transportuar në spital, derisa të tjerët janë dërguar në aeroport.

Në spital janë dërguar edhe pesë fëmijë, të cilët kanë pësuar lëndime, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Rusisë.

Ndërkohë kanë nisur hetimet zyrtare lidhur me rastin, transmeton KosovaPress.

Përplasjet e zogjve dhe aeroplanëve janë dukuri e shpeshtë dhe çdo vit në SHBA ndodhin mijëra incidente të tilla. Sidoqoftë, ato rrallë përfundojnë me fatkeqësi ose dëme në aeroplanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat