Corbyn do që ta rrëzojë Johnsonin, për ta penguar Brexit-in pa marrëveshje

Evropë

Corbyn do që ta rrëzojë Johnsonin, për ta penguar Brexit-in pa marrëveshje

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 19:08
Corbyn do që ta rrëzojë Johnsonin

Lideri i opozitës laburiste britanike, Jeremy Corbyn, theksoi se do të bllokonte një Brexit pa marrëveshje duke rrëzuar qeverinë e Boris Johnson dhe më pas duke thirrur zgjedhje të përgjithshme si drejtues i një ekzekutivi të përkohshëm.

“Për të arritur këtë, kreu i Laburistëve kërkon të sigurojë një shtyrje tjetër të Brexit, aktualisht vendosur më 31 tetor”, theksoi ai në një letër drejtuar liderëve kryesorë të partive të opozitës në Parlament si dhe deputetëve konservatorë.

“Kjo qeveri nuk ka mandat për një dalje nga BE pa marrëveshje dhe referendumi i vitit 2016 nuk ka dhënë mandat për një dalje pa marrëveshje”, shton Corbyn.

“Ky është shkaku pse synoj të depozitoj një mocion mosbesimi sa më shpejt të jetë e mundur”, nënvizon ai.

Jeremy Corbyn do të kërkojë më pas të marrë besimin e Parlamentit si drejtues i një qeverie të përkohshme shumë të limituar në kohë, me objektivin për të thirrur zgjedhje të përgjithshme, pas marrjes së një shtyrjeje të nenit 50 të traktatit mbi BE-në që flet për daljen nga BE.

Laburisti do të bëjë fushatë për një referendum të ri në lidhje me qëndrimin në BE, i cili përmend mundësinë për Britaninë e Madhe që qëndrojë anëtare.

Parlamenti britanik do të fillojë punën më 3 shtator, pas pushimeve verore.

Boris Johnson,  i cili pasoi Theresa Mayn më 24 korrik, theksoi se Britania e Madhe do të Largohej nga BE më 31 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat