Stuhi e fuqishme, momenti kur rrufeja godet ndërtesën

Evropë

Stuhi e fuqishme, momenti kur rrufeja godet ndërtesën

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 22:02
Greqi

Moti ka marrë një kthesë të pazakontë në disa vende të Ballkanit, ku i nxehti përvëlues ia la vendin shirave.

Qyteti i dytë më i madh i Greqisë, Selaniku, u prek nga një stuhi e fuqishme.

Në një video të kapur me telefon shfaqet momenti i frikshëm kur rrufeja godet një ndërtesë në qendër të qytetit.

Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë të lënduar, në një kohë kur erërat e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut mbërthyen Greqinë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat