Gruaja bllokohet për 27 orë në ashensor, shpëton falë një gote me verë - Bota Sot
Gruaja bllokohet për 27 orë në ashensor, shpëton falë një gote me verë

Evropë

Gruaja bllokohet për 27 orë në ashensor, shpëton falë një gote me verë

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Një grua në Padova të Italisë mbeti e bllokuar për 27 orë në një ashensor.

Ajo po largonte disa gjëra nga apartamenti i saj dhe po i dërgonte në garazh, ku mes tjerash ishte edhe një kuti me verë.

Por, asaj iu bllokua ashensori dhe gruaja vuri re se telefonin nuk e kishte me vete.

Gjithashtu, në ashensor nuk kishte as buton emergjence duke bërë që vetëm të bërtiste dëshpërimisht për të kërkuar ndihmë.

Por, gjërat po përkeqësoheshin, pasi në kabinë temperatura kishte arritur në 50 gradë celsius.

Ajo u gjet vetëm nga pastruesja e cila më pas njoftoi autoritetet.

Gruaja tha se kishte pirë gjysmë litre verë për të shuar etjen dhe doktorët thanë se pija alkoolike e kishte shpëtuar atë nga dehidratimi.

Megjithatë, ajo nuk pati nevojë për tretman të mëtejshëm mjekësor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...