Erdogan në Serbi në fund të muajit për të inauguruar autostradën 3 miliardëshe

Evropë

Erdogan në Serbi në fund të muajit për të inauguruar autostradën 3 miliardëshe

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 11:21
Erdogan dhe Vuçiq

Mediat serbe shkruajnë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, viziton Serbinë në datë 29 gusht, nga u i pari i shtetit turk do të formalizojë edhe zyrtarisht fillimet e punimeve në autostradën Beograd-Sarajevë.

Megjithatë, këto po mbeten ende informacione të pa konfirmuara.

Një marrëveshje tregëtare për hartimin e planit të detajuar për ndërtimin e seksioneve të autostradës Beograd-Sarajevë midis Qeverisë së Serbisë dhe kompanisë turke Tashjapi u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërtimi i autostradës Beograd-Sarajevë ia mundëson Serbisë që të lidhet me Korridorin Evropian 5, që lidh Hungarinë, Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën me korridoret 10 dhe 11 brenda Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat