Ia vonoi sanduiçin, mysafiri vret kamerierin në Paris

Evropë

Ia vonoi sanduiçin, mysafiri vret kamerierin në Paris

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 09:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas disa dëshmitarëve, një klient i një restoranti e ka qëlluar për vdekje një kamerier në periferi të Parisit për shkak se e la të priste gjatë për një sanduiç.

Kolegët e kamerierit të sulmuar e thirrën policinë pasi ai u qëllua në kraharor me një pistoletë në lagjen Noisy-le-Grand, 15 kilometra në lindje të Parisit.

Përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar kamerierin 28 vjeç dështuan dhe ai vdiq në vendin e ngjarjes. Sulmuesi është larguar menjëherë nga restoranti.

Policia i ka filluar hetimet lidhur me këtë rast.

Të tronditur nga ngjarja e pazakontë, banorët e kësaj zone u mblodhën para restorantit ku ndodhi vrasja. “E vranë për një sanduiç?”, pyeti dikush që nuk mund të besonte.

“Ashtu po thonë. Ky është një restorant i qetë dhe pa probleme. Është hapur para disa muajsh”, u përgjigj një grua 29 vjeçe.

Disa persona të tjerë thanë se niveli i krimit në këtë zonë është i lartë, kryesisht për shkak të përdorimit të drogës dhe personave të dehur, por jo për arsyen që e solli vrasjen e kamerierit, shkruan “The Guardian”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat