11 të vdekur, 4 të plagosur në aksident trafiku në Tajlandë - Bota Sot
11 të vdekur, 4 të plagosur në aksident trafiku në Tajlandë

Evropë

11 të vdekur, 4 të plagosur në aksident trafiku në Tajlandë

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 10:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

11 njerëz u vranë dhe 4 u plagosën në një aksident trafiku që ndodhi sot në provincën Sa Kaeo të Tajlandës, 200 km në lindje të kryeqytetit Bangkok.

Përplasja ndodhi mes një furgoni pasagjerësh dhe një kamioni 18 rrotash.

Furgoni u shkatërrua i tëri. Forcat e shpëtimit duhej të vendosnin mjete të rënda për ta hapur atë që t’i nxirrnin pasagjerët dhe shoferin.

Policia është duke e hetuar shkakun e aksidentit./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...