Vrau 4 persona, lëndoi 9 të tjerë për vetëm një minutë, ngjarja që tronditi Rumaninë

Evropë

Vrau 4 persona, lëndoi 9 të tjerë për vetëm një minutë, ngjarja që tronditi Rumaninë

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 09:24
Rumani

Katër persona kanë gjetur vdekjen dhe nëntë të tjerë janë lënduar, pasi janë sulmuar nga një pacient në një spital psikiatrik në Rumani.

Sipas autoriteteve, shkruajnë mediat e huaja, një 38-vjeçar që sapo ishte pranuar në spitalin në Sapoca, në verilindje të kryeqytetit Bukuresht, hyri në një dhomë trajtimi dhe sulmoi pacientët e tjerë me një stendë transfuzioni.

Si pasojë, tre prej pacientëve pësuan lëndime në kokë dhe vdiqën në vendin e ngjarjes ndërsa një tjetër vdiq më vonë në spital, thuhet në raporte.

Në mesin e nëntë të plagosurve në sulm, dy ishin në gjendje kome, shtohet më tej.

“Gjithçka ndodhi në më pak se një minutë”, u citua të ketë thënë drejtoresha e spitalit Viorica Mihalascu.

“Ky pacient u pranua në një nivel mbikëqyrjeje normale. Simptomat e tij nuk jepnin asnjë indikacion se një tragjedi ishte e mundshme”, ka shtuar tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat