Kryeministri britanik i dërgon letër BE-së: Të rihapen negociatat për Brexit

Evropë

Kryeministri britanik i dërgon letër BE-së: Të rihapen negociatat për Brexit

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 00:43
Boris Johnson

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, i ka dërguar letër presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, ku i ka kërkuar që të rihapen negociatat për marrëveshjen Brexit.

Në letrën e tij, Johnson ka kërkuar që të largohet çështja e kufirit me Irlandën nga marrëveshja e arritur nga paraardhësja e tij, Theresa May, shkruan Euronews.

Kthimin e një kufiri të fortë midis Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës, Johnson e sheh si pengesë për ta larguar Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian.

Mirëpo nga BE e kanë theksuar disa herë se nuk ekziston vullneti për ta rinegociuar marrëveshjen në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat